Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Vizitë në ALBCONTROL e Atasheve Ushtarakë të Huaj të akredituar në Tiranë

 

Në datën 28 Prill 2017, në kuadër të aktivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes me Atashetë Ushtarakë të Huaj të akredituar në Tiranë, u krye një vizitë informuese në mjediset ALBCONTROL. Qëllimi i saj ishte njohja e atasheve ushtarake të huaj me misionin, strukturën dhe bashkëpunimin e ALBCONTROL me Forcat Ajrore, në lidhje me  aktivitetet për sigurinë dhe ruajtjen e hapësirës ajrore. Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e huaj shprehën entuziazmin e tyre mbi marrëdhënien e shkëlqyer dhe frymën e bashkëpunimit midis FA dhe ALBCONTROL, si dhe për infrastrukturën dhe  nvestimet teknologjike, të kryera gjatë viteve të fundit në kompaninë tonë.