Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL dhe Entry Point North, bashkëpunim i frutshëm dhe afatgjatë

 

Nënshkruhet kontrata e re bashkëpunimit mes ALBCONTROL dhe EPN për Instruktorët e Trajnimit në Vendin e Punës (ITVP). Kjo kontratë vjen pas përfundimit me sukses të projekteve të semestrit të parë 2017, në të cilin instruktorë të ALBCONTROL trajnuan në akademitë e EPN studentë për rangun e Afrimit me Radar (APS/RAD).

Kjo është hera e parë që Instruktorë të ALBCONTROL bëhen pjesë e stafit ndërkombëtar, për  trajnimin e studentëve dhe Kontrollorëve të Trafikut Ajror, në një prej Akademive ndërkombëtare më prestigjoze në fushën e aviacionit, duke u renditur mes profesionistëve ATM të 19 shteteve të tjera të përzgjedhur nga EPN, për dhënien e trajnimeve në këtë Akademi.

Entry Point North trajnon më shumë se 3300 studentë dhe profesionistë në vit, në pesë Qendra Trajnimi, që ndodhen në Suedi, Danimarkë, Irlandë, Hungari dhe Spanjë. EPN bazohet në filozofinë dhe metodologjinë skandinave të mirënjohur në të gjithë botën duke përdorur pajisjet e fundit bashkëkohore.

ALBCONTROL vlerëson maksimalisht profesionalizmin dhe përkushtimin që punonjësit tanë kanë treguar në arritjen e KPI të vendosura dhe në përputhje me Vizionin e kompanisë për t’u bërë një faktor i rëndësishëm në rritje për rajonin, e duke shkuar edhe më tej, për të qenë një aktor konkurues në arenën ndërkombëtare.

Tiranë, më 8 Shtator 2017