Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Shqipëria merr mandatin e dytë të presidencës në Komitetin e Zgjeruar për Tarifat e Korridoreve Ajrore në EUROCONTROL

Shqipëria mban për dy vitet e ardhshme karrigen presidenciale në Komitetin e Zgjeruar për Tarifat e Korridoreve Ajrore në EUROCONTROL. Presidenti i këtij Komiteti, i cili u zgjodh gjatë ditës së dytë të Sesionit 109 që u zhvillua në Bruksel, më 22-23 nëntor 2017, është Z. John Perry.

Z. Perry ka qenë anëtar i Komitetit të Zgjeruar që prej vitit 1986, Zv. Presidenti i parë i tij, dhe është zgjedhur në krye të këtij Komiteti në vitet 1987, 1999, 2015 e sërish tani në këtë Sesion, me propozim të Shqipërisë, rizgjidhet President për vitet 2018 – 2019. Zv. Presidencën për këto dy vite do e mbajë Italia.

Z. Perry ka një eksperiencë të gjatë profesionale në aviacion, duke dhënë kontributin e tij për shumë kompani e organizata ndërkombëtare në këtë fushë, dhe vitet e fundit është Këshilltari i ALBCONTROL – Agjencisë Kombëtare të Lundrimit Ajror, për tarifat e korridoreve ajrore.

Tiranë, më 24 nëntor 2017