Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL pret Drejtorët e Përgjithshëm të Autoriteteve të Aviacionit Civil në rajon

ALBCONTROL pati kënaqësinë të presë sot, më datë 11 Janar 2018, krerët e  Autoriteteve të Aviacionit Civil në rajon,  të cilët ndodhen në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Znj. Belinda Balluku, Drejtore e Përgjithshme ALBCONTROL falenderoi Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar z. Krislen Keri, si dhe homologët e tij, z. Dragan Djurovic, Drejtor i Përgjithshëm AAC Mali i Zi, z. Goran Jandreoski, Drejtor i Përgjithshëm AAC Maqedoni dhe z. Dritan Gjonbalaj, Drejtor i Përgjithshëm AAC Kosovë, për vlerësimin e lartë ndaj kompanisë sonë dhe i shoqëroi në një vizitë të detajuar të ambjenteve të punës së Godinës Operacionale ALBCONTROL.

Gjatë prezantimit, të ftuarit u njohën me ndryshimet thelbësorë të kryera në sisteme dhe pajisje, në funksion të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga ALBCONTROL, dhe në përfundim të takimit, duke falenderuar për mikpritjen ata shprehën entuziazmin dhe përshtypjet më të mira për zhvillimet e jashtëzakonshme dhe inovatore të ALBCONTROL

Tiranë më 11/01/2018

About the Author