Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Vizitë e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

 

Në datë 30 Tetor 2018, u zhvillua në ALBCONTROL vizita e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, kryesuar nga z. Eduard Shalsi, Kryetar i këtij komisioni, në kuadrin e njohjes në vend me zhvillimet e kompanive shtetërore shqiptare.

Në këtë takim znj. Belinda Balluku, Drejtore e Përgjithshme ALBCONTROL paraqiti një ekspoze të zgjeruar të aktivitetit të kompanisë, si nga ana funksionale, ashtu edhe në lidhje me partneritetin dhe impaktin që kjo kompani ka në aviacionin shqiptar dhe në rajon, si dhe njohu deputetët në një prezantim të hollësishëm me aktivitetet, përmirësimet, investimet dhe rritjen e ndjeshme të cilësisë së shërbimit që ALBCONTROL ofron, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Tiranë, më 31 Tetor 2018