Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Parrezikshmëri

parrezikshmeriALBCONTROL është e angazhuar t’i sigurojë përdoruesve të hapësirës ajrore dhe aeroportit shqiptar parrezikshmëri dhe mbarëvajtje të fluturimeve të tyre. Objektivi kryesor i ALBCONTROL lidhur me parrezikshmërinë është minimizimi i riskut të aksidenteve  ajrore të shkaktuara nga proçedurat e menaxhimit të trafikut ajror ATM, sa më shumë të jetë e mundur.

Për të arritur këtë ALBCONTROL:

  • I  jep prioritet të lartë parrezikshmërisë lidhur me praktikat komerciale, operacionale, mjedisore dhe sociale.
  • Zbaton një qasje të formalizuar, të qartë dhe  pro-aktive mbi përmirësimin e vazhdueshëm të parrezikshmërisë.

 

ALBCONTROL:

  • Drejton një Sistem Menaxhimi të Parrezikshmërisë në përputhje me kërkesat dhe  rregulloret që lidhen me këtë çështje.
  • Siguron që SMS të mbulojë Rrjetin e Menaxhimit të Trafikut Ajror si një organizëm i plotë, duke u mbështetur te burimet njerëzore, proçedurat dhe pajisjet që ka në dispozicion.
  • Është i vetëdijshëm se të  gjithë personat e përfshirë në proçeduarat e parrezikshmërisë  kanë përgjegjësi individuale për veprimet që ndërmarrin  dhe menaxherët e tyre janë gjithashtu përgjegjës për parrezikshmërinë në zonat e tyre të kontrollit;
  • Vlerëson ndërlikimet, vështirësitë e parrezikshmërinë lidhur me aktivitetet e tij;
  • Inkurajon shkëmbimin e informacionit dhe nxjerr mësime, në kohën e duhur,  mbi rrisqet që lidhen me parrezikshmërinë;
  • Promovon një kulturë të hapur dhe të drejtë  të  raportimit të dukurive të parrezikshmërisë;
  • Identifikon, koordinon dhe monitoron iniciativa mbi përmirësimin e parrezikshmërisë;
  • Promovon praktikat më të mira për sistemet e menaxhimit të parrezikshmërisë në shërbimet e  navigimit ajror dhe mbështet zbatimin e tyre;
  • Kryen politikat e parrezikshmërisë në partneritet të ngushtë me Autoritetet Shqiptare;
  • Mbështet bashkëpunimin me operatorët e  hapësirës ajrore dhe aeroporteve, ANSP-ve fqinje  dhe Organizatave  Ndërkombëtare.

 

ALBCONTROL drejton Menaxhimin e Parrezikshmërisë, duke:

  • Promovuar kulturën e parrezikshmërisë brenda dhe jashtë ALBCONTROL;
  • Siguruar burime financiare, materiale dhe njerëzore të mjaftueshme për të arritur objektivat e parrezikshmërisë;
  • U siguruar që të ruhen nivelet e duhura të kompetencës;
  • Kontrolluar rregullisht rezultatet dhe proçeset e parrezikshmërisë;
  • Komunikuar  mbi çështjet e menaxhimit të parrezikshmërisë.