Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Cilësi

cilesiALBCONTROL ofron lundrim ajror në kushtet e parrezikshmërisë (safety) dhe cilësisë (quality) në hapësirën e qiellit Shqiptar (FIR). ALBCONTROL bashkëpunon me liderat e lundrimit ajror evropian duke plotësuar standartet më të mira ndërkombëtare. Performanca operacionale e ALBCONTROL synon përmirësimin e parrezikshmërisë (safety), përmirësimin e efiçencës së fluturimit dhe reduktimin në nivelet më të ulëta të vonesave (quality).