Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Single European Sky

european-faqja

Single European Sky është projekti i startuar nga Bashkimi Evropian në vitin 1999 me qëllim

plotësimin e nevojës për rritjen e kapaciteteve dhe parrezikshmërinë e lundrimit ajror nëpërmjet legjislacionit. Në fazën e tij të dytë Single European Sky bëri hapa të mëtejshëm duke vendosur tregues të performancës për: parrezikshmërinë, kapacitetin e rrjeteve, efiçencën, efektivitetin dhe impaktin mjedisor.

EUROCONTROL është përzgjedhur nga Komisioni Evropian për të mbështetur aktivitetet në implementimin e Single European Sky duke prodhuar udhëzues dhe shpërndarë praktikat më të mira. EUROCONTROL gjithashtu menaxhon rrjetin ATM/ CNS në Evropë.