Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Air Traffic Control Operators

air-faqja

Kontrollorët e trafikut ajror janë të trajnuar për të menaxhuar në mënyrë:

  • të sigurtë
  • të rregullt
  • të shpejtë

 rrjedhën e trafikut  në sistemin global të kontrollit të trafikut ajror.

Kontrollorët e trafikut ajror trajnohen për të punuar në gjendje stresi të lartë, zotërojnë memorje të shkëlqyer vizive, mbajnë nën kontroll dhe marrin vendime në situata konfliktesh, kanë aftësi shumë të mira komunikimi.

Një nga aftësitë e domosdoshme për të qenë kontrollor, është t’i kuptosh situatat shpejt dhe po aq shpejt të marrësh një vendim.Ata duhet të fokusojnë vëmendjen në një detyrë duke mbajtur në memorie në të njëjtën kohë detyrat e tjera.

Kontrollorët duhet të planifikojnë  gjithmonë tre hapa para dhe të verifikojnë gjithnjë atë që kanë bërë.

Kontrollorët e trafikut ajror  shqiptarë janë arsimuar dhe kualifikuar si specialistë në akademi dhe institucione të njohura ndërkombëtare si në Mbretërinë e Bashkuar, Luksemburg, Republikën  Çeke, etj.

Ata janë përdorues të sistemeve më të përparuara teknologjike të trafikut ajror, dhe janë të aftë të ofrojnë me shërbimin e tyre të njëjtat standarte ndërkombëtare si në vendet më të zhvilluara evropiane.