Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Përgjegjësia Sociale

Pergjegjesia SocialeALBCONTROL në mbështetje të parimit të saj të përgjegjësisë sociale, realizoi këtë fundviti disa aktivitete bamirësie.

Ndihma për Fëmijët e ngujuar në veri të vendit

Në kuadër të ndihmës që ALBCONTROL synon të japë në ndihmë të shtresave në nevojë në këtë fund viti 2013, iu bashkua iniciativës së marrë nga Media Top Channel për një nga problemet e ndjeshme të vendit tonë, gjakmarrjen.

Nga ALBCONTROL, iu dha ndihmë me ushqime dhe veshmbathje 34 familjeve me fëmijë të vegjël të ngujuar në Qarkun e Shkodrës. 26.12.2013

Solidarizim dhe ndihmë për familjet e të përndjekurve politikë

Një nga kategoritë më në nevojë të shoqërisë shqiptare është ajo e të përndjekirve politikë nga regjimi komunist. ALBCONTROL është një shoqëri që ka ndjeshmëri të lartë për çështje të prekshme sociale edhe në përgjigje të ftesës së bërë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ofroi ndihmë për 27 familjeve të përndjekura politikisht.

Drejtues të Albcontrol dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë zhvilluan një takim me 27 familje të përndjekura politikisht dhe diksutuan për një bashkëpunim afatgjatë ndërmjet tyre dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

Në fund të takimit u shpërndanë pakot ushqimore që ALBCONTROL i përgatiti enkas për t’u mundësuar festimin sa më të mirë të Vitit të Ri. 27.12.2013

 Me pacientët e vegjël të Pediatrisë

Albcontrol në mbështetje të nismës së Qeverisë “Shqipëria dhuron”, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh humanitare, veçanërisht për fëmijët në nevojë. Pas pakove ushqimore dhe veshmabthjeve për familjet e ngujuar në veri të vendit, Albcontrol ka vendosur të gjithë vëmendjen në Spitalin Pediatrik, pranë QSUT.

 

T’i dhurosh  lodra fëmijëve në ditë festash, është ndjesi e shkëlqyer, por pacientët e vegjël të Pediatrisë kanë nevoja jetësore. Albcontrol në bashkëpunim me drejtuesit e QSUT ka nisur një projekt të rëndësishëm për ngritjen e dy dhomave të izolimit.

Ky projekt konsiston në përmirësimin e kushteve të hospitalizimit për fëmijët me sëmundje imunitare.

Albcontrol është plotësisht i fokusuar dhe i predispozuar për të ndihmuar QSTU në procesin e rimëkëmbjes, veçanërish për pavionin e Pediatrise.

 

Pjesëtarë të stafit të ALBCONTROL vizituan dhe u shpërndanë dhurata rreth 40 fëmijëve që janë të shtruar në PAvionin e Kirurgjisë së Përgjithshme. Ata përfituan nga rasti tu urojnë pacientëve të vegjël shërim të shpejtë, dhe Viti i Ri sjelltë shëndet, begati dhe paqe edhe në vatrat e tyre.

28.12.2013