Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Këshilli Mbikqyrës

Komisioni i MbikqyrjesMe propozim të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrit të Financave, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe me Urdhër Nr. 3, Datë 23.09.2013, të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli Mbikqyrës i ALBCONTROL SHA përbëhet nga:

  • Genci Gjonçaj
  • Mirlinda Karcanaj
  • Sulo Hadëri
  • Robert Petri
  • Sonia Popa
  • Ardit Çollaku