Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Politikat e Menaxhimit të Sistemit të Integruar

POLITIKA MJEDISORE

Politika e Menaxhimit të Mjedisit të ALBCONTROL lind drejtpërdrejt nga Konventa e rishikuar dhe lançimi i Strategjisë ATM për vitet 2000+:

“Për të arritur harmonizimin dhe integrimin, me qëllim krijimin e një sistemi ATM uniform evropian, Palët Kontraktuese bien dakord për të forcuar bashkëpunimin e tyre dhe për të zhvilluar aktivitete të përbashkëta në fushën e navigimit ajror, duke bërë kompensimin e duhur për nevojat e mbrojtjes, si dhe për të siguruar liri maksimale për të gjithë përdoruesit e hapësirës ajrore në përputhje me nivelin e kërkuar të sigurisë në ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror me kosto efektive e duke marrë parasysh nevojën për të minimizuar, ku kjo është e mundur, çdo ndikim negativ mjedisor në aspektin operacional, teknik dhe ekonomik”.

 

Strategjia Mjedisore e EUROCONTROL

Për të arritur qëllimet e deklaratës së politikave, Agjencia do të vijojë bashkëpunimin me palët e interesuara, në veçanti me përdoruesit civilë dhe ushtarakë të hapësirës ajrore, ofruesit e shërbimit të lundrimit ajror, autoritetet aeroportuale dhe autoritetet kombëtare mjedisore të Shteteve Anëtare.

 

Deklarata e EUROCONTROL për Politikat Mjedisore

Agjencia EUROCONTROL, në punën e saj progresive drejt një sistemi uniform ATM Evropian, do të marrë plotësisht në konsideratë nevojën për të zbutur, aty ku është e mundur, impaktet negative në mjedis.

Për më tepër, siç pasqyrohet në Strategjinë ATM të EUROCONTROL për 2000+, objektivi i përgjithshëm i Agjencisë së mjedisit do të jetë bashkëpunimi i afërt me ICAO-n, Bashkimin Evropian dhe organet tjera përkatëse ndërkombëtare dhe kombëtare për të siguruar ato përmirësime në ATM, të cilat, ndërkohë që sjellin përfitime të rëndësishme operacionale, teknike dhe ekonomike, do të ndikojnë njëkohësisht edhe në zbutjen e impakteve negative në mjedis.

Politika e Menaxhimit të Mjedisit të ALBCONTROL është në përputhje të plotë me Misionin dhe Vizionin e saj. ALBCONTROL është e angazhuar për të zbutur ndikimet mjedisore të veprimtarisë së saj duke u nisur nga dizajni në vendosjen e sistemit mbarëorganizativ të menaxhimit të mjedisit (EMS) konform ISO 14001:

  • Garantimin e parandalimit të ndotjes për reduktimin në mënyrë efikase dhe me kosto të ulët të zhurmës, mbeturinave dhe konsumit të energjisë;
  • Rishikimin dhe Integrimin e menaxhimit të mjedisit me Sistemet e tjera të Menaxhimit, duke siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të mjedisit;
  • Informimin e të gjithë punonjësve të saj dhe palëve të jashtme të interesuara me Politikat e saj Mjedisore;
  • Miratimin dhe përputhshmërinë me kriteret ligjore dhe kriteret e tjera ku regjistrohemi;
  • Njoftimin e objektivave mjedisore, pasuar nga planet e dakorduara të veprimeve, në mënyrë që të arrihen objektivat mjedisore.

Krahas adresimit të kërkesave të sigurisë, kapaciteteve dhe efikasitetit, si Konventa e rishikuar, ashtu dhe ajo e amenduar e EUROCONTROL-it do të sigurojnë bazën e duhur për zhvillimin e një Politike dhe Strategjie Mjedisore për EUROCONTROL-in, si dhe për Agjencinë, për të marrë plotësisht parasysh çështjet mjedisore në të gjitha aktivitetet e saj ATM, gjatë progresit të përmirësimit të operacioneve ATM.

Zbatimi dhe aplikimi i masave CNS / ATM, shoqëruar me të tilla përmirësime, duhet të sigurojë përfitime mjedisore kudo që të jetë e mundur.

Në këtë kontekst, Agjencia do të vlerësojë aktivitetet e saj ATM në përcaktimin e impaktit mjedisor të lidhur me ATM.

Për më tepër, ajo do të sigurojë që çështjet e mjedisit të jenë pjesë thelbësore e procesit të vendimmarrjes ATM.

 

SHENDETI PROFESIONAL DHE POLITIKAT E PARREZIKSHMËRISË (OHSAS 18001:2007)

Shëndeti profesional dhe politikat e parrezikshmërisë së ALBCONTROL janë në përputhje me Misionin dhe Vizionin e kompanisë. Sistemet Profesionale të Manaxhimit të Parrezikshmërisë (SMS) drejtojnë të gjitha aktivitetet e veprimtaritë e ndërmarra nga divizionet, departamentet dhe njësitë e ALBCONTROL sipas standarteve ndërkombëtare – OHSAS 18001:2007.

Ne si ALBCONTROL:

  • Pajtohemi me legjislacionin kombëtar e direktivat e tij mbi shëndetin dhe parrezikshmërinë në punë;
  • Kriojmë, mirëmbajmë dhe përdorim indikatorë strategjikë të Performancës në OH&S, “Key Performance Indicators (KPIs)” për të matur dhe monitoruar objektivat e OH&S;
  • Përdorim dhe mbajmë të dhëna për vlerësimin e efektivitetit të programeve të trajnimit në OH&S, me qëllim zhvillimin e metodave e trajnimeve në vazhdimësi.
  • Mirëmbajmë përdorimin e të dhënave të performancës në OH&S për çdo njësi;
  • Krijojmë dhe mirëmbajmë procese të veanta për zotëruesit e OH&S duke ndarë përgjegjësitë dhe autoritetin;
  • Njohim dhe vlerësojmë sljelljet shembullore mbi OH&S nga çdo njësi e kompanisë e, në të njëjtën kohë, ndërrmarrim masa disiplinore nëse shihet e arsyeshme;
  • Drejtojmë profesionalisht rrjetet e shkëmbimit të praktikave më të mira botërore mbi OH&S.

 

POLITIKAT E SIGURISË SË INFORMACIONIT (ISO 27001:2007)

ALBCONTROL është angazhuar në ruajtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe sigurisë së informacioneve materiale apo elektronike të institucionit duke siguruar zbatimin e rregulloreve si dhe të gjitha kërkesat operacionale apo kontraktuale. Objektivat kryesore për sigurinë e informacionit në ALBCONTROL janë:

  • Përputhja me metodat dhe standartet ndërkombëtare të sigurisë së informacionit psh. ISO/IEC 27001;
  • Përputhja me kërkesat e bisnesit, me rregulloret ligjore si dhe me detyrimet kontraktuale për sigurinë;
  • Përputhja me kërkesat e konfidencialitetit, integritetit dhe sigurisë për punonjësit e ALBCONTROL dhe përdoruesit e tjerë;
  • Kryerja e  kontrolleve për mbrojtjen e informacioneve të ALBCONTROL nga vjedhjet abuzimet apo forma të tjera të keqpërdorimit dhe humbjes së informacionit;
  • Motivimi i drejtuesve dhe punonjësve për të qenë të përgjegjshëm për informacionin që disponojnë dhe informimi i tyre mbi sigurinë e informacionit në mënyrë që të minimizohet rreziku i aksidenteve;
  • Të sigurojë se ALBCONTROL është e aftë të vazhdojë aktivitetin e saj edhe nëse ndodhin aksidente madhore në siguri;
  • Të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Të sigurojë disponueshmërinë dhe besueshmërinë e infrastrukturës së rrjetit, si dhe të shërbimeve që ofrohen nga ALBCONTROL;
  • Të sigurojë se ofruesit e jashtëm të shërbimeve pajtohen me kërkesat dhe nevojat e sistemit të informacionit të ALBCONTROL;
  • Zhvillimi dhe implementimi i politikave dhe proceseve të matshme, duke konsideruar mbrojtjen e informacioneve të organizatës prej kercënimeve të brendshme apo të jashtme;
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i Sistemeve të Manaxhimit të Sigurisë së Informacionit nëpërmjet përcaktimit dhe rishikimit të objektivave të matshme të sigurisë në nivele të caktuara të kompanisë;
  • Të sigurojë sisteme për mbrojtjen nga ndërhyrjet e paautorizuara;
  • Të sigurojë konfidentalitetin e të dhënave;
  • Zhvillimi, implementimi dhe testimi i Planifikimit të Vazhdimësisë së biznesit ‘Business Continuity Plan’;
  • Krijimi i mekanizmave për identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut dhe të impaktit të thyerjes së informacionit të mbrojtur;
  • Informimi i klientëve, punonjësve dhe palëve të interesuara mbi politikat e sigurisë.

 

 

POLITIKAT E MENAXHIMIT TE SHERBIMIT (ISO 20000-1:2011)

ALBCONTROL përmirëson shërbimet e saj në mënyrë të vazhdueshme, duke iu përgjigjur në kohë ndryshimit të kërkesave të klientëve të saj. Kjo arrihet duke implementuar, mirëmbajtur dhe zhvilluar vazhdimisht Sistemin e Menaxhimit të Shërbimeve në përputhje me kërkesat e ISO 20000:2011.

Në përputhje me këto kërkesa ALBCONTROL:

  • Angazhohet dhe siguron përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara;
  • Ofron shërbimet e navigimit ajror në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe atij ndërkombëtar, si dhe rekomandimet e tyre përkatëse, në mënyrë që të sigurojë fluturime të parrezikshme dhe aviacion të sigurtë;
  • Bën të mundur arritjen e objektivave të vendosura nga klientët;
  • Verifikon dhe siguron shërbimet më cilësore të ofruara dhe garanton përzgjedhjen e kujdesshme të furnitorëve të jashtëm;
  • Në të gjitha rastet, Drejtuesit e lartë angazhohen të caktojnë objektiva të cilat reflektojnë qëllimet cilësore të kompanisë dhe kërkojnë t`i implementojnë ato;
  • Garanton kapacitete të mjaftueshme të burimeve të saj për të siguruar ofrimin e shërbimeve;
  • I përgjigjet të gjitha pyetjeve të ngritura nga klientët e saj për çështjet e shërbimeve të ofruara, në mënyrë që t’i kënaqë sa më shumë ata;
  • Ndërton kanale të mira komunikimi me klientët e saj.