Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Certifikimi

ALBCONTROL është Ofruesi i Shërbimeve të Navigimit Ajror në Republikën e Shqipërisë, i çertifikuar në datën 21 janar 2016 nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në përputhje me Nenin 9 pika (i) të Kodit Ajror të Republikës së Shqipërisë Nr.10040, i datës 22.12.2008 i ndryshuar, me Udhëzimin e Ministrit të Transporteve Nr.6 datë 03.06.2010 “Ofrimi i Shërbimeve të Navigimit Ajror në Qiellin e Vetëm Europian”, si edhe Udhëzimin Nr.115 datë 23.10.2012 “Kërkesat e Përbashkëta për Ofrimin e Shërbimeve të Navigimit Ajror”.

Në përmbushje të kërkesave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi, si dhe bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Transporteve Nr.115 datë 23.10.2012 “Kërkesat e Përbashkëta për Ofrimin e Shërbimeve të Navigimit Ajror” Shtojca I, pika 3.2 (e), ALBCONTROL rivalidoi në dhjetor 2015 çertifikatat e mëposhtme,  të lëshuara nga ‘Quality Austria’, Audit i aprovuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Austriak, për çertifikimin e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë dhe atyre të integruara tek Ofruesit e Shërbimeve të Navigimit Ajror.

  • Çertifikata e Menaxhimit të Sistemit të Mjedisit ISO 14001;
  • Çertifikata e Menaxhimit të Sistemit të Cilësisë ISO 9001;
  • Çertifikata e Informacionit Teknologjik dhe Sistemit të Menaxhimit të Shërbimeve ISO 20000-1:2011;
  • Çertifikata e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë BS OHSAS 18001-2007;
  • Çertifikata e Menaxhimit të Sistemit të Sigurisë së Informacionit ISO27001:2013.

Certificate ISO 9001 QA
Certificate ISO 14001 QA
Certificate ISO 20000-1 CIS
Certificate OHSAS 18001 QA
Certificate ISO 27001 2013
Certificate_ANSP