Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Vende të lira pune

 

“Sinoptikan” në Sektorin e Sinoptikanëve, Drejtoria Meteo, Divizioni Teknik

Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; Plan Biznesit të vitit Ushtrimor 2018; vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 9, datë 30.07.2015; ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune “Sinoptikan” në Sektorin e Sinoptikanëve, Drejtoria Meteo, Divizioni Teknik.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

  • Diplomë universitare në Meteorologji e njehsuar dhe e njohur në Republikën e Shqipërisë ose diplomë universitare në Fizikë. (pranohen dhe aplikantë që janë në vitin e fundit të diplomimit);
  • Të jetë nën moshën 30 vjeç;
  • Të ketë certifikatë të nivelit B2 të gjuhës angleze;
  • Të përdorë lirisht programet bazë në kompjuter;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup;

 

Përshkrimi i punës

  • Të përgatisë të gjitha parashikimet dhe paralajmërimet meteorogjike në përputhje me ICAO Annex 3 dhe WMO;
  • Të shpërndajë në kohë reale në rrjetet rajonale dhe globale të miratuara nga ICAO, të dhënat operacionale meteorologjike (OPMET);
  • Informon rregullisht njësitë Operuese (Kullë, APP/ACC) dhe njësitë e tjera lidhur me operimin mbi ndryshimet e rëndësishme në parashikim;
  • Kujdeset për shërbimin briefing mbi situatën prezente të motit dhe ndryshimet e pritshme në të ardhmen;

 

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.05.2018 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit (në rast se ka)
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

Konkurimi është i hapur për punonjësit, nëpërmjet proçedurave të lëvizjes paralele si dhe për kandidatët jashtë Shoqërisë ALBCONTROL SHA.