ALBCONTROL u përzgjodh si pritësi i takimit të rradhës për ELPAC për vitin 2016. | 24.05.2016
Ky takim u zhvillua në datën 20 Prill dhe morën pjesë rreth njëzet përfaqësues nga shtete të ndryshme, anëtare të EUROCONTROL, përfaqësues nga ANSP, apo institucione të tjera ndërkombëtare në fushën e trafikut ajror.
ELPAC është një test për vlerësimin e njohurive gjuhësore të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, i cili zhvillohet nga EUROCONTROL në bashkëpunim me ZHAW (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Zyrih) dhe ENOVATE. ELPAC është njohur dhe i miratuar nga ICAO (International Civil Aviation Organization).