Foto e ditës – ACC Tirana
Pamje nga ACC Tirana në ALBCONTROL janë hedhur sot në faqen “Air Traffic Controllers Around the World”, faqe që vizitohet nga mijëra ATCO anembanë botës, në të cilën publikohen arritjet, të rejat, informacionet dhe praktikat më të mira “best practices” në qendrat e kontrollit të trafikut ajror.
Jemi krenarë që puna e palodhur dhe rezultatet e shkëlqyera të stafit tonë për transformimin e ACC dhe të gjitha proceseve në ALBCONTROL, ka tërhequr vëmendjen dhe është pasqyruar në publikimin e sotëm, duke treguar përkushtimin, pasionin dhe profesionalizmin tonë.