ALBCONTROL pret Drejtorët e Përgjithshëm të Autoriteteve të Aviacionit Civil në rajon
ALBCONTROL pati kënaqësinë të presë sot, më datë 11 Janar 2018, krerët e Autoriteteve të Aviacionit Civil në rajon, të cilët ndodhen në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Znj. Belinda Balluku, Drejtore e Përgjithshme ALBCONTROL falenderoi Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar z. Krislen Keri, si dhe homologët e tij, z. Dragan Djurovic, Drejtor i Përgjithshëm AAC Mali i Zi, z. Goran Jandreoski, Drejtor i Përgjithshëm AAC Maqedoni dhe z. Dritan Gjonbalaj, Drejtor i Përgjithshëm AAC Kosovë, për vlerësimin e lartë ndaj kompanisë sonë dhe i shoqëroi në një vizitë të detajuar të ambjenteve të punës së Godinës Operacionale ALBCONTROL.
Gjatë prezantimit, të ftuarit u njohën me ndryshimet thelbësorë të kryera në sisteme dhe pajisje, në funksion të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga ALBCONTROL, dhe në përfundim të takimit, duke falenderuar për mikpritjen ata shprehën entuziazmin dhe përshtypjet më të mira për zhvillimet e jashtëzakonshme dhe inovatore të ALBCONTROL
Tiranë më 11/01/2018