Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Aplikoni për Kontrollorë të Trafikut Ajror

 

 

Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; Plan Biznesit të vitit Ushtrimor 2018, ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për rekrutimin e 10 (dhjetë) Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

  • Të ketë një diplomë universitare bachelor (preferohen diplomat në shkencat natyrore);
  • Të jetë deri në moshën 25 vjeç – të lindur pas datës 1 Dhjetor 1993;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë një dëshmi të aftësisë për punë, mjekësore të përgjithshme;
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike;

 

Përshkrimi i punës

  • Të kryejë ndarjen e të gjitha fluturimeve IFR dhe VFR sipas klasifikimit të hapësirës në zonën e tij/saj të përgjegjësisë;
  • Të krijojë një plan të përgjithshëm për fluksin e trafikut në zonën e tij/saj të përgjegjësisë dhe jashtë, me qëllim sekuencimin e fluturimeve të kontrolluara;
  • Të mbajë në monitorim të vazhdueshëm fluturimet dhe të sigurojë për to instruksione të përshtatshme me qëllim që të sigurojë ndarjen ndërmjet fluturimeve;
  • Të identifikojë, parandalojë dhe zgjidhë konflikte ndërmjet fluturimeve, duke zbatuar rregullat dhe procedurat e miratuara;
  • Të organizojë rishikimin e rrugëve ajrore në rast të shmangieve nga koha e keqe, nëse kërkohet nga pilotët;
  • Të koordinojë me sektorët e tjerë me qëllim që të sigurojë një transferim të sigurtë dhe të shpejtë të fluturimeve;
  • Të ndërmarrë të gjithë hapat e menjëhershëm dhe të nevojshëm për normalizimin e situatave që vijnë nga ngjarjet e pazakonta.

 

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 09.12.2018 me postë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore apo në adresën e e-mailit: rekrutime@albcontrol.al, këto dokumenta:

  • Formular i aplikimit;
  • CV me fotografi;
  • Çertifikatë familjare nga gjendja civile;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Dëshmi të aftësisë për punë;
  • Dëshmi penaliteti.

 

 

Shkarkoni Formularin e Aplikimit