Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Shpallja e fituesve për Kontrollorë të Trafikut Ajror pas përzgjedhjes me testin FEAST

 

Në përputhje me procedurat e rekrutimit dhe përzgjedhjes të përshkruara në Rregulloren për Rekrutimin e Personelit Kontrollor të Trafikut Ajror të Divizionit Operacional, në periudhën 21 – 25 Janar 2019, u zhvillua testi FEAST në përputhje të plotë me standartet e përcaktuara nga EUROCONTROL, nën supervizimin e  znj. Nathalie Laue-Rossignol, eksperte e FEAST dhe përfaqësues të Autoritetit të Aviacionit Civil.

FEAST  është projektuar dhe vënë në dispozicion nga EUROCONTROL, Organizata Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror.

 

10 kandidatët fitues të FEAST janë:

  1. Arnold Tema
  2. Eni Maja
  3. Rei Bisha
  4. Domeniko Gjoklaj
  5. Sisilja Nukaj
  6. Xheni Leka
  7. Adolf Arizaj
  8. Malvin Nikolla
  9. Jurgen Çelmeta
  10. Kol Doçi