Dhuro gjak – Shpëto një jetë
Kultura e dhurimit të gjakut, tashmë traditë në ALBCONTROL, edhe këtë vit bëri që kompania jonë të sensibilizohej maksimalisht në 2 fushata bamirësie, atë të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, si dhe mbledhjes së fondeve për 200 fëmijë jetim në komunitet.
Aktiviteti u zhvillua në datë 03 Qershor, nën ndikimin e një mjedisi inkurajues, ku në bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq, pjesëtarë të stafit dhuruan gjak vullnetarisht.
Atmosfera e krijuar tregoi edhe një herë devotshmëri dhe përkushtimin e ALBCONTROL për të përkrahur dhe kontribuar në aktivitete që kanë në qendër humanizmin dhe përgjegjësinë sociale.