Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

“ALBCONTROL” FINANCON RIKONSTRUKSIONIN E URGJENCES SË SPITALIT FRANCEZ

ALBCONTROL SHA., në vijim të një tradite disa vjeçare bashkëpunimi i është përgjigjur kërkesës nga Drejtoria e Përgjithshme e QSUT-së për mbështetje në rikonstruksionin e ambienteve të Urgjencës në Spitalin Francez.

ALBCONTROL vlerësoi mundësitë e veta financiare dhe nëpërmjet fondit të përgjegjësisë sociale me vendimmarrje të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë vendosi të financojë rikonstruksionin e ambienteve të urgjencës në Spitalin Francez.

Qëllimi i këtij rikonstruksioni është krijimi i një ambienti me kushte bashkëkohore, duke ndikuar kryesisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor për qytetarët, por sigurisht edhe duke i dhënë mundësinë stafit të këtij spitali për të ushtruar profesionin në kushte më komode.

ALBCONTROL do të vijojë të japi shembullin duke kontribuar pë t’ju gjendur pranë atyre që kanë nevojë.