Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Inxhinier Level 1”, në Sektorin e Inxhinierëve, Drejtoria SMC, Divizioni Teknik

Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; Plan Biznesit të vitit Ushtrimor 2019; vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 9, datë 30.07.2015; ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune “Inxhinier Level 1”, në Sektorin e Inxhinierëve, Drejtoria SMC, Divizioni Teknik.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

  • Të ketë mbaruar ose të jetë në vitin e fundit në një nga fakultetet: Inxhinieri Informatike (ose ekuivalentin e saj), Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike;
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në mirëmbajtjen dhe zbatimin e sistemeve elektronike dhe informatike;
  • Të ketë trajnimet bazë në përdorimin e sistemeve operative për bazat e të dhënave dhe programin inxhinierik;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe aftësi për të punuar në grup.

Përshkrimi i punës

  • Menaxhon, monitoron dhe kontrollon në mënyrë të vazhdueshme (24/7) të gjitha sistemet dhe infrastrukturën operacionale të instaluar dhe në operim nga Divizioni Operacional, siguron që këto shërbime dhe të dhënat që ofron sistemi i Kontrollit të Trafikut Ajror janë të disponueshme dhe të besueshme tek përdoruesit e tyre;
  • Kryen procedurat e troubleshooting sipas instruksioneve të manualeve apo ato të inxhinierëve të sistemeve;
  • Përdor në mënyrë të përshtatshme sistemin Help Desk në lidhje me hapjen, ndjekjen dhe zgjidhjen e ngjarjeve teknike;
  • Koordinon me inxhinierët e sistemeve, sallën e operimeve, inxhinierët BMS, elektriçistët dhe TIA-n gjatë mirëmbajtjeve periodike apo riparimit të defekteve;
  • Aktivizon skemën e emergjencës dhe koordinon aktivitetet në lidhje me të;
  • Përgatit dhe shpërndan raportet mbi ngjarjet që kanë afektuar punën e tij/saj;
  • Menaxhon rikonfigurimin e sistemit në bashkëpunim me inxhinierët e sistemeve;
  • Izolon defektet dhe bën riparimin e tyre brenda afatit optimal.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 04.11.2019 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore