Parrezikshmëri
ALBCONTROL është e angazhuar t’i sigurojë përdoruesve të hapësirës ajrore dhe aeroportit shqiptar parrezikshmëri dhe mbarëvajtje të fluturimeve të tyre. Objektivi kryesor i ALBCONTROL lidhur me parrezikshmërinë është minimizimi i riskut të aksidenteve ajrore të shkaktuara nga proçedurat e menaxhimit të trafikut ajror ATM, sa më shumë të jetë e mundur.
Për të arritur këtë ALBCONTROL:
- I jep prioritet të lartë parrezikshmërisë lidhur me praktikat komerciale, operacionale, mjedisore dhe sociale.
- Zbaton një qasje të formalizuar, të qartë dhe pro-aktive mbi përmirësimin e vazhdueshëm të parrezikshmërisë.
ALBCONTROL:
- Drejton një Sistem Menaxhimi të Parrezikshmërisë në përputhje me kërkesat dhe rregulloret që lidhen me këtë çështje.
- Siguron që SMS të mbulojë Rrjetin e Menaxhimit të Trafikut Ajror si një organizëm i plotë, duke u mbështetur te burimet njerëzore, proçedurat dhe pajisjet që ka në dispozicion.
- Është i vetëdijshëm se të gjithë personat e përfshirë në proçeduarat e parrezikshmërisë kanë përgjegjësi individuale për veprimet që ndërmarrin dhe menaxherët e tyre janë gjithashtu përgjegjës për parrezikshmërinë në zonat e tyre të kontrollit;
- Vlerëson ndërlikimet, vështirësitë e parrezikshmërinë lidhur me aktivitetet e tij;
- Inkurajon shkëmbimin e informacionit dhe nxjerr mësime, në kohën e duhur, mbi rrisqet që lidhen me parrezikshmërinë;
- Promovon një kulturë të hapur dhe të drejtë të raportimit të dukurive të parrezikshmërisë;
- Identifikon, koordinon dhe monitoron iniciativa mbi përmirësimin e parrezikshmërisë;
- Promovon praktikat më të mira për sistemet e menaxhimit të parrezikshmërisë në shërbimet e navigimit ajror dhe mbështet zbatimin e tyre;
- Kryen politikat e parrezikshmërisë në partneritet të ngushtë me Autoritetet Shqiptare;
- Mbështet bashkëpunimin me operatorët e hapësirës ajrore dhe aeroporteve, ANSP-ve fqinje dhe Organizatave Ndërkombëtare.
ALBCONTROL drejton Menaxhimin e Parrezikshmërisë, duke:
- Promovuar kulturën e parrezikshmërisë brenda dhe jashtë ALBCONTROL;
- Siguruar burime financiare, materiale dhe njerëzore të mjaftueshme për të arritur objektivat e parrezikshmërisë;
- U siguruar që të ruhen nivelet e duhura të kompetencës;
- Kontrolluar rregullisht rezultatet dhe proçeset e parrezikshmërisë;
- Komunikuar mbi çështjet e menaxhimit të parrezikshmërisë.