Deklaratë për shtyp
Në takimin e fundit mes Drejtuesve të ALBCONTROL dhe kontrollorëve, është prezantuar një plan i plotë dhe i detajuar, i cili përfshin një skemë proporcionale dhe progresive të rritjes së pagave kundrejt trafikut ajror, duke paraqitur kështu skenarët e mundshëm të arritjes së nivelit të mëparshëm të pagave.
Në këtë takim u dakortësua që Kontrollorët do të mbahen të informuar mbi nivelet e trafikut, efektet financiare të shkaktuara nga rënia e trafikut, si dhe planin për të ardhmen.
Megjithatë, dhe pas takimeve të përsëritura mes tyre dhe Menaxhimit të ALBCONTROL, si dhe prezantimit të perspektivës së ecurisë së pagave në bazë të niveleve të trafikut, kontrollorët kanë vendosur që të bojkotojnë shërbimet e navigimit ajror duke pezulluar punën për një kohë të pacaktuar, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.