Sezoni Veror me Kapacitet të lartë Operimesh
Pas një viti të vështirë 2020, ku i gjithë aviacioni, si pjesa tjetër e botës u prek nga pandemia, operimet janë kthyer në normalitet dhe po punohet për të përballuar me sukses fluksin e sezonit.
Aktualisht në Aeroportin e Rinasit, nga mbi -50% që ishte niveli i trafikut në muajt e parë të vitit në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2019, po përpunohet rreth 20% më shumë trafik se sa viti 2019, i cili ka qenë viti më i mirë për aviacionin civil në Shqipëri.
I gjithë stafi është në gatishmëri të plotë duke ofruar shërbimin në kohë e me cilësi. Çdo sektor është duke operuar safe dhe konform standardeve ndërkombëtare të aviacionit.
Këtë vit kemi patur dhe një shërbim të shtuar, Aeroportin e Kukësit për të cilin “Albcontrol” sha është certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Në përputhje me standardet ndërkombëtare, Aeroporti i Kukësit po operon normalisht tashmë prej disa kohësh.
Me gjithë ngarkesën aktuale, “Albcontrol” sh.a. në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po i ofron shërbim cilësor dhe pa asnjë vonesë edhe helikopterëve të ushtrisë dhe helikopterëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në ndihmë të shuarjes së flakëve në zonat e nxehta.