Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Dhuro gjak – Shpëto një jetë

 

ALBCONTROL i është përgjigjur pozitivisht edhe këtë vit kërkesës së bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar për Dhurimin Vullnetar të gjakut për fëmijët talasemikë.

Stafi ynë tregoi edhe një herë ndjeshmëri duke u treguar i gatshëm për të dhuruar gjak për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Aktiviteti u zhvillua në datën 13 Tetor, në mjediset e institucionit duke respektuar rregullat në mbrojtje nga Covid-19.

 

Kompania jonë i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale dhe kapërcimit të sfidave të përbashkëta si dhe e vlerëson rëndësinë e ndihmës së kategorive në nevojë, e mbi të gjitha fëmijëve.