Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Promovimi i imazhit të ri të shoqërisë Albcontrol

edi-ramaShoqëria Kombëtare e Lundrimit Ajror Shqiptar për të qenë sa më pranë identitetit shtetëror dhe kombëtar, për të përfaqësuar sa më mirë shërbimet që ofron, dhe për t’u përafruar me shoqëritë simotra evropiane, që nga data 15 nëntor 2013, ndryshoi emërtim nga ANTA në ALBCONTROL. Me këtë rast u organizua një event me datë 18 dhjetor 2013, gjatë të cilit u prezantua dhe imazhi i ri i shoqërisë.

Në këtë event morën pjesë Kryeministri i Vendit, Z. Edi Rama, përfaqësues të Kabinetit qeveritar si Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Z. Arben Ahmetaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Z. Edmond Haxhinasto, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministri i Kulturës, Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, përfaqësues të parlamentit shqiptar, përfaqësues të biznesit, media dhe bashkëpunëtorë.

Gjithashtu present në këtë aktivitet ishin dhe homologët tanë nga Agjencioni i Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës.

Drejtoresha e Përgjithshmë e ALBCONTROL Znj. Belinda Balluku, pasi ju uroi të ftuarve mirëseardhjen, bëri një prezantim të imazhit dhe punës që po zhvillon aktualisht Shoqëria Kombëtare e Lundrimit Ajror Shqiptar.

Fjalën e morën gjithashtu  Ministri i  Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si pronari i vetëm i kësaj shoqërie, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, si Ministri e linjës, etj.