Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Me pacientët e vegjël të Pediatrisë | 23.01.2014

12Albcontrol në mbështetje të nismës së Qeverisë “Shqipëria dhuron”, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh humanitare, veçanërisht për fëmijët në nevojë. Pas pakove ushqimore dhe veshmbathjeve për familjet e ngujuar në veri të vendit, Albcontrol ka vendosur të gjithë vëmendjen në Spitalin Pediatrik, pranë QSUT.

T’i dhurosh  lodra fëmijëve në ditë festash, është ndjesi e shkëlqyer, por pacientët e vegjël të Pediatrisë kanë nevoja jetësore. Albcontrol në bashkëpunim me drejtuesit e QSUT ka nisur një projekt të rëndësishëm për ngritjen e dy dhomave të izolimit.

Ky projekt konsiston në përmirësimin e kushteve të hospitalizimit për fëmijët me sëmundje imunitare.

Albcontrol është plotësisht i fokusuar dhe i predispozuar për të ndihmuar QSTU në procesin e rimëkëmbjes, veçanërish për pavionin e Pediatrise.

Pjesëtarë të stafit të ALBCONTROL vizituan dhe u shpërndanë dhurata rreth 40 fëmijëve që janë të shtruar në Pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme. Ata përfituan nga rasti tu urojnë pacientëve të vegjël shërim të shpejtë, dhe Viti i Ri sjelltë shëndet, begati dhe paqe edhe në vatrat e tyre.