Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

“CANSO Global ATM Industria e Menaxhimit të Trafikut Ajror përqafon të ardhmen e CANSO-s” | 31.07.2014

download-2-150x150Përfaqësues të ALBCONTROL morën pjesë këtë javë, së bashku me mbi 250 delegatë nga kompanitë që ofrojnë shërbimet e navigimit dhe kontrollit të trafikut ajror nëpër botë, në Samitin “Canso Global ATM” dhe Takimin e Përgjithshëm Vjetor të 18-të, si dhe në takimet rajonale dhe të komisioneve, të zhvilluar në Dublin, Irlandë. Tema e Samitit ishte “Përqafimi i së Ardhmes” dhe ndër folësit u përfshinë Ministri i Transportit të Irlandës, Leo Varadkar; Ryanair CEO, Michael O’Leary; futuristi Rohit Talëar; si dhe folës të tjerë të shquar nga brenda dhe jashtë industrisë së transportit ajror.

Duke pasuar lançimin, vitin e kaluar, të planit të parë strategjik të Kanadasë për industrinë e menaxhimit të trafikut ajror, Vizioni 2020, Samiti kishte për qëllim të hedhë vështrimin në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë; analizën ekonomike, shoqërore si dhe tendencat e transportit ajror; identifikimin e të rejave në ndryshimin e teknologjive dhe zhvillimeve të menaxhimit të të dhënave që mund të përmirësojnë më tej sigurinë, efikasitetin dhe efektivitetin e kostos së transportit ajror; si dhe eksplorimin sa më të mirë të industrisë për të menaxhuar kërcënimet e sigurisë kibernetike në të ardhshmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Canso-s, Jeff Poole, u shpreh se tashme ekziston një vizion për të ardhmen, ku avionët do të fluturojnë rrugët më optimale në të gjithë hapësirën ajrore të njëtrajtshme dhe të harmonizuar; ku shtetet do të bashkëpunojnë për të krijuar hapësira më të mëdha dhe më logjike të kontrollit të trafikut ajror në vend të organizimit të hapësirës ajrore në bazë të kufijve kombëtarë. Kuadri strategjik i Canso-s për industrinë e ATM nëpërmjet “Vizion 2020” jep hapat e nevojshëm për t’u përgatitur për këtë të ardhme dhe për të punuar në funksion të qëllimit përfundimtar për një hapësirë ajrore të njëtrajtshme në nivel global.

Ministri i Transportit, Turizmit dhe Sporteve i Irlandës, Leo Varadkar, theksoi rëndësinë e aviacionit për ekonominë irlandeze dhe ndau me Samitin gjashtë veprimet që ai kishte rekomanduar në Politikën e Aviacionit për Irlandën. CEO i Ryanair, Michael O’Leary, tha se industria ATM do të duhet të përgatitet për parashikimin e rritjes së fluturimeve të Ryanair, për të shmangur bllokimet e trafikut dhe vonesat. Duke pasur parasysh se Ryanair ishte në gjendje të reduktonte tarifat e saj me efikasitet dhe kosto të ulët, ai u kërkoi ANSP-ve të ndjekin shembullin e tij dhe sugjeroi se më shumë konkurrencë në shërbimet e trafikut ajror mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore  të Canso-s, Z. Rudy Kellar (NAV KANADA) dhe Z. Marc Viggiano (Saab Sensis) u zgjodhën si anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv të Canso-s. Paul RIEMENS (LVNL) u rizgjodh për një mandat tjetër tre-vjeçar dhe më pas u rizgjodh nga Komiteti Ekzekutiv si Kryetar i tij.

Samiti “Canso Global ATM” dhe  Takimi i Përgjithshëm Vjetor i 19-të do të mbahet më 15-18 Qershor 2015 në Durban, Afrika e Jugut.