Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Mbi procesin e përmirësimit të Kulturës “Safety” | 31.07.2014

Safety është prioritet në shërbimin e trafikut ajror dhe mbi këtë bazë ALBCONTROL i kushton vëmendje të veçantë rritjes së kulturës Safety në stafin operacional. Për këtë qëllim, është në proces një trajnim bazë, lidhur me njohuritë mbi konceptin Safety, kulturën Safety, si dhe proceset që kryhen për përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të Parrezikshmrisë. Ky trajnim kryhet nga ekspertë të EUROCONTROL. Faza e parë u krye në muajin prill 2014 ku morën pjesë 16 kontrollorë të trafikut ajror në ACC/APP/TWR.

Për shkak të rritjes së ngarkesës në punën e kontrollorëve gjatë sezonit veror, faza e dytë e këtij trajnimi, të rëndësishëm, do të zhvillohet gjatë muajit Dhjetor 2014 gjithmonë në bashkëpunim me EUROCONTROL.