Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemike 27 Qershor 2014 | 31.07.2014

Pas ndihmës për fëmijët e ngujuar në veri të vendit dhe dhuratave të shpërndara për pacientët e vegjël të Pediatrisë, ALBCONTROL i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Në datë 27 Qershor, në mjediset e ALBCONTROL, rreth 100 pjesëtarë të stafit u ofruan vullnetarisht për të dhuruar gjak duke dëshmuar edhe një herë humanizëm, solidaritet dhe përgjegjshmëri sociale.

Ata të cilët e kishin të pamundur të dhuronin gjak, kontribuan në vlerë monetare për fëmijët e tjerë në nevojë. Në përfundim të procesit Kryqi i Kuq Shqiptar njoftoi se janë mbledhur 40 njësi gjaku dhe një vlerë prej 110.000 lekësh.

ALBCONTROL do të vazhdojë të jetë e fokusuar në ndihmën ndaj personave në nevojë dhe sidomos ndaj fëmijëve të vegjël.       

albcontrol120140627_10351120140627_103527