Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL Halloween Party

IMG_0565Në datë 31 Tetor 2014 ALBCONTROL organizoi Halloween Party duke çelur kështu sezonin festiv të fundvitit për personelin e shoqërisë.

Në dekorin përrallor me elementë tipikë të festës, fëmijët e veshur me kostume e maska kërcyen dhe zhvilluan një shumëllojshmëri aktivitetesh së bashku me animatorët.

Shfaqjet e përgatitura me balete e akrobaci enkas për mbrëmjen e tyre dhe numrat e shpejtësisë së Chris Brent e kthyen festën në një kujtim mbresëlënës për vogëlushët, fiksuar me foto të shumta.