Politikat e Menaxhimit të Sistemit të Integruar
POLITIKAT E SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR
- POLITIKAT E SISTEMIT TË CILËSISË (ISO 9001)
ALBCONTROL përmirëson vazhdimisht cilësinë e shërbimeve të tij duke iu përgjigjur në kohë ndryshimit të kërkesave të klientëve. Kjo arrihet duke zbatuar, mirëmbajtur dhe zhvilluar vazhdimisht sistemin e menaxhimit të cilësisë në përputhje me versionet e përditësuara të kërkesave të standardit ISO 9001.
Në përputhje me kërkesat e tij ALBCONTROL:
- Kërkon, vlerëson dhe përmbush të gjitha kërkesat e klientëve dhe palëve të interesuara;
- Nxit dhe angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha proceseve dhe aktiviteteve të tij;
- Kryen shërbimet e lundrimit ajror në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe atë ndërkombëtar, standardet dhe praktikat e rekomanduara për të realizuar sigurinë në fluturim dhe në aviacion;
- E kryen aktivitetin e tij duke fituar të ardhura të mjaftueshme përmes përdorimit efikas të burimeve që ka në dispozicion;
- Siguron cilësi të lartë të shërbimeve dhe produkteve dhe garanton përzgjedhje të kujdesshme të kontraktorëve të jashtëm;
- Stafi i Lartë Drejtues (Drejtori i Përgjithshëm, Drejtorët e Divizioneve, Drejtorët e Drejtorive), angazhohet të vendosë objektiva të cilat pasqyrojnë qëllimet e kompanisë, të lidhura me cilësinë dhe kërkon të zbatohen ato;
- Punonjësit e rinj dhe me përvojë konsiderohen si faktori kryesor në sigurimin e cilësisë; Prandaj, Stafi i Lartë Drejtues angazhohet:
- Të menaxhojë dhe zhvillojë vazhdimisht kompetencën e stafit nëpërmjet përmirësimit të ndërgjegjësimit dhe trajnimit;
- Të pranojë dhe të sigurojë kushte, që punonjësit të punojnë në mënyrë produktive dhe efikase, për të siguruar garanci sociale dhe për të krijuar atmosferën miqësore, për një mirëkuptim të ndërsjelltë;
- Mbështet meritat e punonjësve, nismat e tyre krijuese dhe i inkurajon ata të kërkojnë rezultate më të mira;
- Të anashkalojë barrierat për realizimin e ideve dhe propozimeve të vlerësuara, në lidhje me përfitimin e tyre;
- Të njoftojë për Politikat e Cilësisë dhe synimet e saj, duke i bërë ato të kuptueshme dhe të zbatueshme në të gjitha nivelet, në mënyrë që punonjësit të bëjnë çdo përpjekje për të arritur përputhjen e aktiviteteve të tyre me kërkesat e Politikës të Cilësisë së kompanisë.
Për të përcaktuar qëllimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, ALBCONTROL vendos kufijtë e zbatueshmërisë së IMS duke përcaktuar rrjedhimisht dhe fushën e zbatimit të tij.
Sipas referencës së mësipërme, ALBCONTROL do të përcaktojë:
- Çështjet e jashtme dhe të brendshme që janë të rëndësishme për qëllimin dhe drejtimin strategjik dhe që ndikojnë në aftësinë e tij për të arritur rezultatet e synuara të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë;
- Të monitorojë dhe rishikojë informacionin në lidhje me çështjet e sipërpërmendura, të jashtme dhe të brendshme, që mund të përfshijnë faktorë pozitivë dhe negative;
- Shërbimet e organizatës.
- POLITIKAT E SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË (ISO 45001)
Politikat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në ALBCONTROL janë në përputhje me Misionin dhe Vizionin e kompanisë. Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SMS) rregullon të gjitha aktivitetet e ndërmarra në mjediset e ALBCONTROL nga të gjithë Divizionet, Drejtoritë dhe Sektorët. SMS është në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 45001.
Ne si ALBCONTROL:
- Veprojmë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të gjitha direktivat që lidhen me Shëndetin dhe Sigurinë në Punë;
- Organizojmë, mirëmbajmë dhe përdorim një sërë treguesish kryesorë të performancës strategjike specifike për OH&S (KPI) për të matur performancën dhe për të monitoruar tendencat kundrejt objektivave të vendosura të OH&S;
- Ruajmë dhe vlerësojmë të dhënat për efektivitetin e të gjitha programeve të trajnimit të OH&S në mënyrë që të përmirësohet vazhdimisht Siguria dhe Shëndeti në punë;
- Mirëmbajmë regjistrat e vlerësimit për performancën e OH&S të çdo entiteti ose vendi pune;
- Organizojmë dhe mirëmbajmë çdo proces të veçantë të dhënash për OH&S me përgjegjësi dhe me detyra të përcaktuara qartë;
- Vlerësojmë çdo ngjarje apo dukuri të OH&S në çdo strukturë të ndërmarrjes dhe do të ndërmarrim veprime korrigjuese ose disiplinuese sipas përcaktimeve;
- Menaxhojmë njohuritë e duhura për të shkëmbyer praktikat më të mira të OH&S në botë;
- Jemi të përkushtuar për të eleminuar dhe zvogëluar rreziqet e OH&S;
- Jemi të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të OH&S;
- Jemi të angazhuar për pjesëmarrje dhe konsultime të punonjësve dhe përfaqësuesve të tyre.
- POLITIKA MJEDISORE (ISO 14001)
Politikat e Menaxhimit të Mjedisit në ALBCONTROL rrjedhin drejtpërdrejt nga rishikimi i Konventave dhe Strategjive të Menaxhimit të Trafikut Ajror (ATM) për vitet 2020+:
- “Për të arritur harmonizim dhe integrim me qëllim krijimin e një sistemi të njëjtë evropian të ATM-ve, palët kontraktuese bien dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre të përbashkëta në fushën e lundrimit ajror, duke marrë masat e duhura për nevojat e mbrojtjes dhe përdorimit fleksibël, për të gjithë përdoruesit e hapësirës ajrore, në përputhje me nivelin e kërkuar të sigurisë në ofrimin e shërbimeve me kosto efektive të trafikut ajror dhe duke marrë parasysh nevojën për të minimizuar, aty ku është e mundur, ndër të tjera, në aspektin operacional, teknik dhe ekonomik çdo ndikim negativ në mjedis”.
- Strategjia Mjedisore EUROCONTROL
Për të arritur qëllimet e këtyre politikave, Agjencia do të bashkëpunojë me palët e interesit, në veçanti, përdoruesit civilë dhe ushtarakë të hapësirës ajrore, ofruesit e Shërbimeve të Lundrimit Ajror, autoritetet e aeroporteve, autoritetet kombëtare mjedisore të shteteve anëtare.
- Politikat Mjedisore të EUROCONTROL
EUROCONTROL në vijim të punës së tij drejt një sistemi të njëjtë evropian të ATM -ve, do të marrë plotësisht parasysh nevojën për të zbutur, aty ku është e mundur, çdo ndikim negativ në mjedis. Për më tepër, siç pasqyrohet në Strategjinë e ATM–ve të EUROCONTROL për 2020+, objektivi i përgjithshëm mjedisor i Agjencisë do të jetë të punojë ngushtë me ICAO-n, Bashkimin Evropian dhe organizmat e tjerë kombëtare dhe ndërkombëtare për të marrë ato përmirësime në ATM që ofrojnë shërbime operacionale, teknike dhe përfitime ekonomike, të cilat zbusin ndikimin në mjedis.
Politikat e ALBCONTROL për Menaxhimin Mjedisor janë në përputhje me Misionin dhe Vizionin e tij. ALBCONTROL është i angazhuar për të zbutur ndikimet mjedisore të operacioneve të tij në mbarë organizatën, të sistemit të menaxhimit të mjedisit (EMS) në përputhje me ISO 14001:
- Garancia e parandalimit të ndotjes për të ulur në mënyrë efektive koston e menaxhimit të mbetjeve, zhurmës dhe konsumit të energjisë;
- Rishikimi dhe Integrimi i Politikave të Menaxhimit Mjedisor me Sistemet e tjera të Menaxhimit, duke siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të këtij sistemi;
- Njohja e kësaj Politike Mjedisore nga të gjithë punonjësit dhe të gjitha palët e interesuara;
- Miratimi dhe pajtueshmëria me kërkesat ligjore dhe kërkesat e tjera rregullative;
- Informimi për Objektivat Mjedisore i ndjekur nga planet e dakordësuara të veprimeve për të arritur këto Objektiva. Përveç adresimit të kërkesave të sigurisë, kapacitetit dhe efikasitetit, EUROCONTROL do të sigurojë bazën e duhur për zhvillimin e një Politike dhe Strategjie Mjedisore dhe që Agjencia të marrë parasysh plotësisht çështjet mjedisore në të gjitha aktivitetet e saj të ATM -ve. Zbatimi i masave nga CNS/ATM të lidhura me përmirësime të tilla, duhet të sigurojë përfitime mjedisore kudo që të jetë e mundur. Në këtë kontekst, Agjencia do të vlerësojë aktivitetet e saj ATM në përcaktimin e ndikimit të saj në mjedis. Për më tepër, do të sigurojë që aspektet mjedisore janë një pjesë thelbësore e procesit të vendimmarrjes për ATM. Përfitimet e sinergjisë që vijnë nga bashkëpunimi i ngushtë me të tjerët, do të shfrytëzohen plotësisht, veçanërisht me Bashkimin Evropian.
- POLITIKAT E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE (ISO 20000)
ALBCONTROL përmirëson vazhdimisht cilësinë e shërbimeve të tij duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve. Kjo arrihet duke zbatuar, mirëmbajtur dhe zhvilluar vazhdimisht Sistemin e Menaxhimit të Shërbimeve në përputhje me versionin e përditësuar të kërkesave ISO 20000.
Në përputhje me kërkesat e tij ALBCONTROL:
- Sigurohet dhe angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara për klientët;
- Ofron shërbimet e navigacionit ajror në përputhje me Legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe atë ndërkombëtar, standardet dhe praktikat e rekomanduara për të siguruar sigurinë e fluturimit dhe atë të aviacionit;
- Tregon se janë arritur të gjitha objektivat e shërbimeve të kërkuara nga klientët;
- Verifikon dhe siguron cilësinë e shërbimeve dhe produkteve sipas kërkesave dhe garanton përzgjedhje të kujdesshme të klientëve të tjerë të jashtëm;
- Në të gjitha rastet Stafi i Lartë Drejtues angazhohet për të vendosur objektiva, të cilat pasqyrojnë qëllimet e ndërmarrjes, të lidhura me cilësinë dhe kërkon të zbatohen ato;
- Garanton kapacitete të mjaftueshme dhe disponueshmëri të lartë të burimeve dhe pajisjeve të tij për të siguruar ofrimin e shërbimeve;
- Siguron që të gjitha kërkesat e lidhura me shërbimin ndaj klientëve, të përmbushin kërkesat e klientit;
- Krijon kanale të mira komunikimi me klientët.
- POLITIKAT E SIGURISË SË INFORMACIONIT (ISO 27001)
ALBCONTROL është i angazhuar për të ruajtur konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të gjitha aseteve të informacionit fizik dhe elektronik të institucionit për të siguruar që kërkesat rregullatore, operacionale dhe kontraktuale janë përmbushur. Qëllimet e përgjithshme për sigurinë e informacionit në ALBCONTROL janë si më poshtë:
- Pajtueshmëria me metodat nga standardet ndërkombëtare për sigurinë e informacionit, p.sh. ISO/IEC 27001;
- Angazhimi që aktiviteti të jetë në përputhje me kërkesat rregullatore dhe ligjore si dhe me sigurinë e detyrimeve kontraktuale;
- Pajtueshmëria me kërkesat për konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë për punonjësit e ALBCONTROL dhe përdoruesve të tjerë;
- Krijimi i kontrolleve për mbrojtjen e informacionit dhe sistemeve të informacionit të ALBCONTROL kundër vjedhjeve, abuzimeve dhe formave të tjera të humbjes dhe dëmtimit;
- Motivimi i menaxherëve dhe punonjësve për të ruajtur përgjegjësinë, pronësinë dhe njohuritë mbi sigurinë e informacionit, në mënyrë që të minimizohet rreziku i incidenteve të sigurisë;
- Sigurimi që ALBCONTROL është në gjendje të vazhdojë shërbimet e tij edhe nëse ndodhin incidente të mëdha të sigurisë;
- Sigurimi i mbrojtjes së të dhënave personale (privatësia);
- Sigurimi i disponueshmërisë dhe besueshmërisë së infrastrukturës së rrjetit dhe shërbimeve të ofruara dhe operuara nga ALBCONTROL;
- Sigurimi që ofruesit e jashtëm të shërbimeve të jenë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e sigurisë së informacionit të ALBCONTROL;
- Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe proceseve duke marrë parasysh mbrojtjen e aseteve të informacionit të organizatës nga të gjitha kërcënimet, si të brendshme, ashtu edhe të jashtme;
- Përmirësimi i vazhdueshëm i Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit përmes krijimit dhe rishikimit të rregullt të objektivave të sigurisë në të gjitha funksionet dhe nivelet e organizatës;
- Sigurimi i mbrojtjes së sistemeve nga përdorimi i paautorizuar;
- Sigurimi i konfidencialitetit të të dhënave;
- Zhvillimi, zbatimi dhe testimi i një Plani Biznesi të Vazhdueshëm;
- Krijimi i mekanizmave për të identifikuar dhe rishikuar rrezikun dhe ndikimin e shkeljeve në informacionin e mbrojtur;
- Komunikimi i të gjitha politikave përkatëse të sigurisë për klientët, punonjësit dhe palëve të tjera të interesuara.