Projekti ISAL | 13.02.2015
ISAL është Projekt-Plani i ri i Menaxhimit të Marrëveshjes për asistencë/mbështetje në implementimin dhe zbatimin e Programit të Modernizimit të ATM, nënshkruar midis ALBCONTROL dhe EUROCONTROL në korrik 2014.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i mbështetjes nga EUROCONTROL në implementimin e Programit të Modernizimit të ATM në fushat e mëposhtme:
- mbështetje në zhvillimin e mëtejshëm teknik
- mbështetje në zhvillimin e mëtejshëm operacional
- mbështetje në planifikimin e Plan Biznesit Strategjik
- mbështetje në shërbimet e MET
Projekti ISAL zhvillon konceptin e ri të operimit sipas kërkesave të SES që, së bashku me arkitekturën e sistemeve të së ardhmes, do të përbëjnë bazën e ndryshimeve graduale që do të pësojnë sistemet në ALBCONTROL.