Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Nis studimi WAM | 13.02.2015

Duke konsideruar zhvillimet e reja në lidhje me mbikqyrjen, bazuar në strategjinë e mbikqyrjes së hartuar në bashkëpunim me EUROCONTROL, ALBCONTROL ka nisur studimin për mbulimin e hapësirës ajrore shqiptare me sensorë, i cili do të mbështesë operimet duke filluar nga viti 2017. Ky studim ka për qëllim të identifikojë pozicionet më të mira ku sensorët (MLAT) duhet të vendosen për të përmirësuar mbikqyrjen e hapësirës dhe për të rritur besueshmërinë e mjeteve të përdorura, nëpërmjet teknologjive të avancuara. Ky studim është hapi i parë i kalimit nga mbikqyrja tradicionale në një formë më të avancuar.