Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Përmirësim i sistemit Skykline të ALBCONTROL në bashkëpunim me Lockheed Martin | 13.02.2015

Në bashkëpunim me Lockheed Martin, ALBCONTROL është në fazën e përmirësimit të Sistemit të Automatizuar SkyLine. Ky përmirësim konsiston në futjen në operim të funksioneve të reja si: zbulimi afatmesëm i konflikteve (MTCD), automatizimi i funksioneve të Kullës së Kontrollit dhe Njësisë së Afrimit, si dhe funksioneve të tjera që do të përdoren nga Kontrollorët e Trafikut Ajror.