Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Ne mbeshtetje te Programit Kombetar te praktikave te Punes ne Administraten Shteterore

Në mbështetje të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, iniciuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ALBCONTROL bën me dije se:

Bazuar në kriteret e vendit të punës në shoqërinë tonë është kryer përzgjedhja e kandidaturave më të mira. Aplikantët fitues kanë filluar praktikën që prej datës 1 korrik 2015 në fushat e Telekomunikacionit dhe Information Technologies (IT).