Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Përditësimi i Sistemit të automatizuar Skyline | 23.07.2015

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm Teknik dhe Operacional, ALBCONTROL përditëson sistemin ATM Skyline. Versioni 7.5 sjell një rritje cilësore në operimin e aplikacioneve të instaluara dhe zgjidh problemet e raportuara nga përdoruesit e tij. Disa prej elementëve të këtij përditësimi janë:

  • Aplikacioni STCA (Short Term Conflict Alert), që zbulon dhe njofton kontrollorët për konfliktet potenciale, është përmirësuar, duke rritur shkallën e besueshmërisë në përdorim.
  •  Rritja e cilësisë së informacionit të shkëmbyer në nivel ndërkombëtar me sistemin e EUROCONTROL, në lidhje me FSA (First System Activation).
  •  Rritja e statistikave për avionët që përdorin aeroportin “Nënë Tereza”.
  •  Përmirësimi i bazës së të Dhënave të Sistemit duke futur informacione për avionët e rinj, si dhe për aeroportet ndërkombëtare.