Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Sistem i ri i pasqyrimit të informacionit | 23.07.2015

IDS (Information Display System) është një  mundësi e re pasqyrimi online dhe në kohë i të gjitha informacioneve të rëndësishme të ALBCONTROL, kryesisht ato operacionale dhe teknike. 

Ekranët  informativë do të vendosen në sallën e ACC/APP, TWR, Teknikë dhe Administratë, ku do të pasqyrohen :

–          Njoftime në kohë të çdo informacioni të rëndësishëm për sektorët operacionalë e teknikë

–          Rosteri ditor dhe mujor

–          Dokumenta operacionalë si TOI, ATSIN,  njoftime për vlerësimin e kontrollorëve, lista e charterave etj

–          Njoftime të ndryshme të rëndësishme si ato mbi vlefshmërinë e licencës, skadenca mjekësore, kurset e trajnimit etj

–          Njoftime teknike mbi gjendjen e pajisjeve, oraret e mirëmbajtjeve të parashikuara si dhe statusi aktual i tyre

–          Njoftime të rëndësishme të kompanisë