Menu 

Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

CRS/PRS (Centralized Rostering System) dhe (Personal Rostering System) | 23.07.2015

Sistemi i rosterit qendror dhe i personalizuar, futur në funksion në ALBCONTROL në mars  të këtij viti, konsiston në përgatitjen e turnit mujor për të gjithë sektorët operacionalë si ACC, TWR, MET, TECH, AIS. Rregullat që ndjek ky program janë të bazuara në Kodin e Punës, Kontratën Kolektive, si dhe organizimin e punës në sektorin përkatës.  Në të njëjtën kohë, gjatë përpunimit të informacionit dhe ndarjes sa më efektive të punës, merren parasysh dhe zbatohen me korrektësi barazia midis të gjithë punonjësve përsa i përket ditëve të pushimit si fundjavat apo lejet e zakonshme.

Programi i rosterit qendror (CRS) mundëson komunikimin online me të gjithë përdoruesit, për cdo kërkesë të mundshme nga ana e tyre, nëpërmjet programit ndihmës të personalizuar (PRS), i cili përveçse funksionimit online në WEB, ekziston edhe si aplikacion për smartphone (android dhe iPhone).