Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Konsola e re e Supervizorit | 29.07.2015

Në sallën e kontrollit të trafikut ajror të ALBCONTROL është implementuar Konsola e re e Supervizorit, e cila do të jetë e lidhur edhe me sistemet e tjera të operimit, duke bërë të mundur funksionimin sa më efikas dhe bashkëkohor të detyrave të personelit operacional.

Kjo Konsolë bazohet në konceptin e “Open Architecture” dhe është lehtësisht e përditësueshme. Sistemi do të bëjë të mundur dhënien e çdo informacioni dhe zgjidhje për supervizorët, asistentët e të dhënave të fluturimit si dhe kontrollorët e fluksit të trafikut, bazuar në nevojat ekzistuese dhe të së ardhmes. Për Konsolën e re është përdorur teknologjia KVM (fibrat optike) për secilin pozicion operativ.