Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Znj. Belinda Balluku, Drejtore e Përgjithshme e ALBCONTROL zgjidhet anëtare e ANSB | 29.12.2015

Znj. Belinda Balluku, Drejtore e Përgjithshme e ALBCONTROL zgjidhet përfaqësuese e Shqipërisë në Bordin e Agjencive të Navigimit Ajror (ANSB), për vitet 2016-2017.

ANSB është një bord këshillimor i themeluar nga Këshilli i Përkohshëm, për koordinimin e opinioneve të industrisë  së aviacionit, në bashkëpunim me EUROCONTROL. Qëllimi i ANSB është përfshirja e të gjithë grupeve të interesit në menaxhimin e trafikut ajror dhe integrimi i tyre në strukturat vendimmarrëse të EUROCONTROL në mbështetje të Qiellit të Vetëm Europian

ANSB fokusohet në fushat ku EUROCONTROL ofron funksione dhe shërbime, veçanërisht në Planin e Biznesit dhe rastet e biznesit, angazhime financiare dhe të dhëna strategjike për monitorimin e projekteve të Agjencisë.