Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Apliko për Kontrollorë të Trafikut Ajror

 

Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a” dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; Shkresën përcjellëse dërguar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me nr. 7331/1 prot., datë 24.11.2022 “Mbi miratimin e Planit të Veprimeve për ofrimin e shërbimit të lundrimit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës” ALBCONTROL SHA shpall konkursin për rekrutimin e 18 kontrollorëve për Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) dhe 12 kontrollorë për Qendrën e Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

 

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

 

  • Të ketë një diplomë universitare bachelor (preferohen shkencat natyrore dhe inxhinierike)
  • Të jetë deri në moshën 25 vjeç –të lindur pas datës 31/03/1998;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë dëshmi të aftësisë në punë, mjekësore të përgjithshme;
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike.

 

Përshkrimi i punës

Qendra e Kontrollit Tiranë

  • Të ofrojë Shërbimet e Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC), të Informacionit të Fluturimit (FIS) dhe atë të Alertimit (ALR) për të gjitha llojet e fluturimeve, në përputhje me rregullat dhe procedurat e aplikueshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi.
  • Të krijojë një plan të përgjithshëm për fluksin e trafikut në zonën e përcaktuar të përgjegjësisë dhe jashtë saj;
  • Të identifikojë, parandalojë dhe zgjidhë konfliktet ndërmjet fluturimeve, duke zbatuar rregullat dhe procedurat e miratuara;
  • Të mbajë në monitorim të vazhdueshëm fluturimet nën kontroll dhe të lëshojë instruksione të përshtatshme me qëllim sigurimin e ndarjes ndërmjet tyre;
  • Të shkëmbejë me pilotët informacionet e nevojshme meteorologjike;
  • Të ofrojë asistencë në raste emergjencash;
  • Të raportojë ngjarjet e pazakonta në përputhje me sistemin e miratuar të raportimit.

 

Kulla e Kontrollit Vlorë

  • Të ofrojë Shërbimet e Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC), të Informacionit të Fluturimit (FIS) dhe atë të Alertimit (ALR) për të gjitha llojet e fluturimeve, në përputhje me rregullat dhe procedurat e aplikueshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi;
  • Të lëshojë komanda dhe instruksione të përshtatshme për trafikun e aerodromit dhe për lëvizjen e avionëve, mjeteve e personave në zonën e manovrimit;
  • Të mbajë në monitorim të vazhdueshëm pamor të gjitha lëvizjet e avionëve në afërsi të aerodromit, si dhe të mjeteve e njerëzve në zonën e manovrimit;
  • Të ofrojë informacion të vazhdueshëm në lidhje me trafikun lokal, kushtet e aerodromit dhe të motit;
  • Të përcaktojë pistën në përdorim për ulje dhe ngritje në koordinim me kontrollorin e afrimit;
  • Të njoftojë shërbimin e shpëtimit dhe shërbimin kundër zjarrit të aerodromit në raste urgjencash dhe emergjencash;
  • Të raportojë ngjarjet e pazakonta në përputhje me sistemin e miratuar të raportimit.

 

Paraqitja e dokumentave

 

Kanditati duhet të paraqesë brenda datës 31.01.2023 pranë Drejtorisё së Burimeve Njerёzore tё Albcontrol SHA, Rinas, Shqipёri, me postё ose dorazi, si edhe nё adresёn elektronike rekrutime@albcontrol.al, këto dokumenta:

 

  • Formular i aplikimit;
  • CV me fotografi;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Dëshmi të aftësisë në punë;
  • Dëshmi penaliteti.

 

 

APLIKO