AIS
Shërbimet e Informacionit Aeronautik
Shërbimet e Informacionit Aeronautik (AIS) sigurojnë ofrimin e të dhënave aeronautike dhe informacionit aeronautik të nevojshëm për sigurinë, rregullsinë dhe efikasitetin e navigimit ajror.
AIS merr, grumbullon ose asemblon, modifikon, formaton, publikon, ruan dhe shpërndan të dhëna aeronautike dhe informacione aeronautike në lidhje me të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe ato zona mbi det të hapur në të cilat Shqipëria është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror.
AIS siguron që të dhënat aeronautike dhe informacioni aeronautik të jenë të disponueshme për:
- personelin e përfshirë në operacionet e fluturimit, duke përfshirë ekuipazhet e fluturimit, planifikimin e fluturimit dhe simulatorët e fluturimit;
- ofruesit ATS përgjegjës për shërbimin e informacionit të fluturimit, dhe
- shërbimet përgjegjëse për informacionin para fluturimit.
AIS merr të dhëna aeronautike dhe informacione aeronautike për të ofruar shërbimin e informacionit para fluturimit dhe për të përmbushur nevojën për informacion gjatë fluturimit nga:
- shërbimet e informacionit aeronautik të shteteve të tjera;
- burime të tjera që mund të jenë të disponueshme.
AIS ofron shërbime 24-orëshe për nisjen dhe lëshimin e NOTAM në Tirana FIR dhe për informacionin e nevojshëm para fluturimit në lidhje me fazat e itinerarit me origjinë nga aerodromi/heliporti në Tirana FIR.
AIS vë në dispozicion të AIS të shteteve të tjera të dhëna aeronautike dhe informacione aeronautike të kërkuara prej tyre.