Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

Albcontrol fton studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës për të realizuar Diplomat pranë kësaj Shoqërie | 23.01.2014

Disa nga shërbimet më të rëndësishme të ofruara nga ALBCONTROL realizohen nga profesionistë në fushën e elektronikës dhe telekomunikacionit. Duke qenë se një nga prioritetet që kompania jonë ka është promovimi dhe dhënia e mundësive të rinjve të talentuar, ALBCONTROL ka ofruar gatishmërinë për bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.

ALBCONTROL, po i krijon një mundësi të shkëlqyer studentëve  më të mirë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Departamentit të Elektronikës dhe TelekomunProgramiPraktikave_Facebook_V2ikacionit, për realizimin e temave të tyre të diplomës.

Ndaj ka filluar puna për materializimin sa më të shpejtë të këtij projekti me vlerë për të rinjtë shqiptarë që edukohen në auditoret tona.