ALBCONTROL DHE ASHNA NËNSHKRUAJNË LETËR MARRËVESHJE PËR HAPJEN E KORRIDORIT AJROR SHQIPËRI – KOSOVË

Shqipëria, si vend i rajonit dhe anëtar i NATO-s ka dhënë kontributin e vet të vazhdueshëm në kuadër të NATO BANM në normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit, me theks të veçantë – hapësirës ajrore të Kosovës. Nënshkrimi i Letër Marrëveshjes midis Albcontrol-it dhe ASHNA-s është një hap i rëndësishëm në këtë proces, që do të pasohet me hapjen e korridorit ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo Marrëveshje është negociuar nga grupet tona të ekspertëve në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe me përkrahje të parezervë të Qeverisë Shqiptare.