Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL dhe EUROCONTROL nënshkruajnë Marrëveshjen dypalëshe mbi Tarifat e Shërbimeve Terminale | 25.01.2016

Drejtoresha e Përgjithshme ALBCONTROL, znj. Belinda Balluku, dhe z. Frank Brenner, Drejtor i Përgjithshëm EUROCONTROL kanë nënshkruar më datë 23 Dhjetor 2015 Marrëveshjen dypalëshe mbi Tarifat e Shërbimeve Terminale.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, zyra CRCO pranë EUROCONTROL do të kryejë për ALBCONTROL llogaritjen, faturimin, mbledhjen dhe numërimin e tarifave terminale, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
EUROCONTROL do të përdorë, për llogaritjen e tarifave të mbikalimeve ajrore, të dhënat e fluturimeve që do të transmetohen nga ALBCONTROL.
Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit të saj nga të dy palët, ndërsa përllogaritja e faturimeve me këtë sistem ka filluar në 1 Janar 2016.
Zyra e CRCO pranë EUROCONTROL ka nënshkruar 16 marrëveshje dypalëshe për tarifat terminale, ndër 41 shtete anëtare, duke shënuar një përqindje të shkëlqyer arkëtimesh, me mbi 99%