ALBCONTROL i bashkohet Projektit BEYOND | 09.12.2016
Projekti BEYOND është pjesë e projekteve Europiane H2020, të financuara nga Komisioni Europian, të menaxhuara nga Agjencia Europiane e GNSS (GSA), dhe ofron mundësi për zhvillimin e aplikacioneve për t`u përdorur së bashku me EGNOS dhe Galileo, të cilat janë thelbësore për të përmbushur objektivat e përgjithshme të programit Galileo dhe për të nxitur aplikimin E-GNSS.
Në bashkëpunim me ENAV, ALBCONTROL do të hartojë një Strategji për Lundrimin në Bazë të Performancës për përshtatjen e GNSS, dhe do të aplikojë procedurat e afrimit RNAV në të dy fundet e pistës në TIA.
Ky Projekt bëhet në kuadër të ndihmës së ofruar nga KE për të mbështetur ALBCONTROL në zhvillimin e një Plani PBN, i cili do të mundësojë përshtatjen e GNSS si infrastruktura kryesore navigacionale për të gjitha fazat e fluturimit, si dhe hartimin e vlerësimin e RNP APCH në TIA.