ALBCONTROL në Panairin “Work & Study 2017”
Në datat 18-20 maj 2017 ALBCONTROL mori pjesë në Panairin “Work and Study 2017”, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Industrisë Tiranë, në parneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Panairi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, me mbi 80 kompani pjesmarrëse, të cilat ofruan 5 mijë vende të lira pune dhe kishte për qëllim hedhjen e një strategjie të re në tregun e punës, për të bërë të mundur që brezi i ri sot, të jetë sipërmarrës i suksesshëm në të ardhmen.