Mirësevini

ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Comment are off

ALBCONTROL, një shembull i konsoliduar i politikave të reja të Qeverisë Shqiptare

Në përputhje me orientimet e reja dhe synimin e Qeverisë Shqiptare për institucione me standarte të larta dhe konkuruese, ALBCONTROL është një realitet i prekshëm i  plotësimit të këtyre politikave qeverisëse.

ALBCONTROL ofron shërbime me standarte të larta ndaj kërkesave të klientëve dhe atyre rregullatore, nëpërmjet zbatimit efektiv të proceseve dhe përmirësimeve të vazhdueshme.

Ne i konsiderojmë burimet njerëzore një aset të vyer dhe është në fokusin tonë që punonjësve t’u sigurohen standartet më të larta të kushteve të punës, si dhe të minimizojmë ekspozimin ndaj rrezikut.

Duke e vlerësuar menaxhimin mjedisor si një nga prioritetet aktuale të industrisë së aviacionit, ALBCONTROL përmbush në mënyrë sistematike përgjegjësitë dhe kontribuon në mënyrë aktive në mbrojtjen e mjedisit.

Për të realizuar shërbime më të mira, më të sigurta dhe më efikase, ALBCONTROL mirëmban dhe zhvillon sistemin e ruajtjes së informacionit si dhe kontrollon në mënyrë sistematike vlefshmërinë e standarteve të arritura.

ALBCONTROL zotëron prej disa vitesh, dhe i validon në mënyrë të vazhdueshme standartet ISO të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë dhe atyre të integruara për Ofruesit e Shërbimeve të Navigimit Ajror.

 

Tiranë, më 4 shtator 2017